Deputeti demokrat Xhelal Mziu: Rebelimi i opozitës do të përshkallëzohet

Deputeti demokrat Xhelal Mziu tha të premten se opozita do të ezaurojë të gjitha rrugët e mundshme demokratike për të mos lejuar që pushteti t’i mohojë të drejtat e tyre kushtetuese. Deklarata e deputetit demokrat u bë gjatë një dalje publike në një televizion në Shqipëri. Nuk mund të rrish në këtë lloj agonie të pafund aq më tepër që edhe nëse do të rrinim kështu gjatë gjithë kohës ajo që do të ishte përfituese do të ishte mazhoranca. Ne hap pas hapi po mblidhemi në mënyrë përmanente edhe si grup parlamentar për të përcaktuar kush do të jenë hapat e mëtejshëm. Ne mund të kulmojmë edhe te një greve urie, por sidoqoftë do të përdorim çdo lloj instrumenti brenda sallës së parlamentit, brenda komisioneve, për të sensibilizuar opinionin vendas por edhe ndërkombëtar, ndërkohë kanë filluar komunikimet apo informimet dhe zyrtare ndaj ambasadave apo institucioneve të tjera ndërkombëtare. Jemi të angazhuar maksimalisht për ti dhënë zgjidhje dhe jam apsolutisht i bindur që me ose pa dëshirën e e mazhorancës do të shkojmë te zgjidhja përfundmitare e këtij ngërçi për t’i hapur rrugë komisionit të reformës zgjedhore dhe për të bërë transparente të gjitha komisionet që ne kemi kërkuar dhe të zbardhim aferat korruptive të kësaj qeverie. Afera më e madhe është Porti i Durrësit që shteti shqiptar do të përfitojë rreth 280 milionë euro nga 3 miliard dollarë investimi dhe këto para do të vijnë vetëm pas 30-50 vitesh. Qeveria kishte planifikuar që për ndërtimin e Portit të Porto Romanos do të shpenzohen nga buxheti i shtetit 410 milion euro, pra falëm Portin e Durrësit që kushton minimalisht nja 30 herë më shumë se Porto Romano edhe për shkak të pozicionit gjeografik që ai ka, dhe për shkak të historikut dhe për shkak të infrastrukturës dhe ndërkohë do të shpenzohen 410 milion euro për ndërtimin e Portit, dhe imagjinoni se sa do të shpenzojmë tani për transferimin e Portit të Durrësit apo për krijimin e infrastrukturës së Porto Romanos. Vetëm në Shqipëri ndodh që ti shet një pronë që kushton 20 apo 30 herë më shumë se ajo prona tjetër dhe ndërkohë përfitimi është 200 herë më pak sesa shpenzimet që do të bëhen nga ndërtimi i Portit tjetër. Komisionet do të ngrihen, sepse kryeministri kërkon të fshehë aferat korruptive të qeverisë. Nuk tërhiqemi nga asnjë lloj situate se çfarë do të ndodhë, sepse edhe radhën e kaluar në seancë garda ishte e armatosur ku merrte direktiva nga ministri i brendshëm” – tha Xhelal Mziu.

NOA