Deputetët nuk lejohen në komisione/ Berisha: “Fytyra” më e turpshme e Kuvendit

45
Sigal

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, për të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për ndalimin e deputetëve. Ai tha se kjo sjellje është “fytyra” më e turpshme e Kuvendit.

Ai deklaroi se Kuvendi është institucioni që mbron interesat kriminale të Ramës dhe të bandës së tij.

“Kjo këtu është “fytyra” më e turpshme e këtij institucioni që mbron interesat kriminale të Ramës dhe të bandës së tij. Nuk mund të lejohen deputetët që të shkojnë në zyrat e tyre”, theksoi Berisha.