Deputetët e LSI depozitojnë ndryshimin në Kodin Penal per tubimet/ Vasili: Të mos humbim kohë për të votuar këto ndryshime qe i japin fund dënimit të paligjshëm të qytetarëve protestues

152
Sigal

Nga Petrit Vasili

Deputetet e LSI depozitojne ndryshimin ne Kodin Penal per Tubimet!!
Ndryshimi i Kodit Penal në zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte depozituar sot ne Kuvendin e Shqiperise.
Kushtetuesja ka folur, tani Urgjent ndryshimi i Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret!
Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.
Per kete Vendim Rilindja as flet dhe as shprehet me muaj te tere, sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.
Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..”
Pas muaj te tere ku Kuvendi nuk ka reaguar duke u vendosur ne kushtet e pakushtetushmerise tani nuk ka me asnje minute kohe per te humbur per te votuar keto ndryshime te Kodit Penal qe i japin fund denimit te paligjshem te mijra qytetareve qe protestojne per te drejtat e tyre themelore.