Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë në Maliq,Alfred Gega.Berisha është surprizuar nga pritja entuziaste që qytetarët e Devollit i rezervuan liderit demokrat, gjatë takimit u shpreh se mbetet pafundësisht mirënjohës, pafundësisht. Ai gjatë takimit preku disa shqetësime, ndër to edhe skandalin e Edlira Kokonës, që punonte ne administratë dhe gjithashu kundër shtetit shqiptar në gjykata”Ju e shihni se si e ka penetruar krimi . Para tre ditësh doli super skandali i një Kokona. Ajo është mbesa e Petrit Dumes. Tani ajo ç’bënte, ajo në njërën anë ishte Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës dhe pastaj de fakto u bugos përfundimisht Agaçio, një mafios i klasit ndërkombëtar dhe me dosje të shumë anshme. Ka dalë kjo si Sekretare e Përgjithshme e Edi Ramës. Çfraë bënte kjo , merrte rrogën e shtetit dhe punontë në gjykata, shkonte kundër shtetit në procese gjyqësore. Po si ka mundësi, po ndante paratë me Kumbaron, se ndryshe kjo nuk mund të ndodhte. Nuk ndodh në botë, u shpreh ndër të tjera Berisha.