“Delegatët do kenë vendin e tyre, pjesa tjetër e stadiumit do jetë për të gjithë anëtarët”, Berisha jep njoftimin për Kuvendin e 11 dhjetorit

253
Sigal

Ish kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket Kuvendit që pritet të mbahet në datën 11 dhjetor. Sa i përket pjesëmarrjes dhe sistemimit në stadiumin “Air Albania” ku pritet të mbahet takimi, lideri historik i demokratëve shkruan se do të jetë një pjesë e dedikuar për delegatët e partisë. Ndërsa në pjesën tjetër ku do të jenë vendet e lira, ka ftuar që të marrin pjesë anëtarët e tjerë të partisë Demokratike.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Ftoj te gjithe demokratet te na bashkohen ne Kuvendin e Rithemelimit te Partise Demokratike ne ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatet do kene zonen e tyre te ndare, por pjesa tjeter e stadiumit Air Albania do jete e hapur per gjithe anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike qe deshirojne te behen pjese e ketij momentin historik! Ejani te festojme se bashku Ditelindjen e Partise Demokratike dhe te nisim rrugetimin tone drejt Fitores!