Deklaratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim

438
Sigal

LSI vlerëson se plani i qeverisë për përballimin e pasojave të pandemisë është vetëm një hap,por edhe ky ende i paqartë dhe i padetajuar.

Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartësinë dhe mosbesimin pasi nuk bëri publik se cilët janë fondet që u shkurtuan në buxhet dhe të cilat për rrjedhojë do të vendosen për përballimin e pandemisë.

Transparenca duhet të jetë mënyra e shpenzimit të çdo qindarkë të qytetarëve dhe vetëm e vetëm në interes të tyre dhe halleve të mëdha të tyre në këto ditë të vështira.

LSI do të mbështesë vetëm hapa konkrete dhe financime të drejtpërdrejta, që shkojnë në xhepin e qytetarëve dhe jo zhurmë propagandistike për financime që lindin dhe vdesin në konferenca shtypi.