Deklaratat e Kamenos, reagon Kodheli: Përpjekje për të ngritur fantazmat e së shkuarës

436
Sigal

 

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar
ndaj deklaratave të homologut të saj grek, Kamenos.




Në një status
në Facebook ministrja thotë se NATO u krijua për të bashkuar vendet
demokratike, teksa i quan deklaratat si një përpjekje për të ngritur fantazma
të së shkuarës.




“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të
hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të
kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të
ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, shkruan znj.
Kodheli.