Deklaratat e Erdogan për gylenistët dhe “simbolika” e veprimeve të tij, Nikolla: Kemi marrëdhënie vëllazërore, nuk na shqetësojnë

187
Sigal

Në një intervistë eksluzive për emisionin “Të Vaksinuarit” nga Aulon Kalaja, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka folur edhe lidhur me vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri dhe mbi “simbolikën” e veprimeve të tij.

Nikolla tha se deklarata e Erdogan mbi arrestimin e “gylenistëve” nuk ishte e para herë që presidenti turk kishte mbajtur një linjë të tillë, por shtoi se Shqipëria kishte zbatuar ligjet dhe rregullat në kuadrin e bashkëpunimit.

Nikolla: Kjo është një tezë që presidenti e ka ngritur gjithmonë, nuk është hera e parë, ashtu siç përgjigjia jonë ka qenë korrekte në bazë të të gjitha ligjeve që Shqipëria operon dhe sigurisht të të gjithë marrëveshjeve dhe bashkëpunimit dhe pritshmërive që kemi në rrugën e BE. Janë çështje që ne i dëgjojmë dhe veprojmë në varësi të rregullave dhe ligjeve që Shqipëria ka.

E pyetur mbi afrimitetin që Rama ka me Erdogan, gjë që nuk shihet me liderë të tjerë europianë, Nikolla tha se diçka e tillë nuk qëndronte dhe përmendi rastin e kryeministrit hollandez, takimi me të cilin kishte treguar një afrimitet mes tij dhe kryeministrit Rama.

Nikolla: Kjo gjë nuk më shqetëson dhe nuk dua të komentoj sepse janë totalisht të njëanshme. Unë do bëja një koment për shembull, edhe kur erdhi kryeministri hollandez takimi ishte shumë miqësor dhe ky i fundit dha vlerësime për Ramën të tilla që Erdogan nuk i ka bërë kurrë.

Ndërsa më tej, Nikolla u pyet mbi marrëdhëniet me presidentin Erdogan dhe “simbolikën” e veprimeve të tij pasi kishte vendosur të ndërtonte shtëpitë e shembura nga tërmeti, pikërisht në Laç ku pjesa më e madhe e banorëve ishin katolrikë. Nikolla tha se nuk e shqetësonin aspak këto çështje dhe shtoi se marrëdhëniet me Turqinë ishin vëllzaërore.

Pyetje: Erdogan zgjodhi Laçin me një tendencë për besimin katolik, për të shtrirë ndikimin e tij…

Nikolla: Unë doja të rrija larg këtyre komenteve sepse dua të mbaj një qëndrim ndaj këtyre “po sikur”. Janë miliona euro që Erdogan i hoqi nga buxheti i popullit turk për të ndërtuar shtëpi të reja në Laç.

Pyetje: Si do e cilësoni marrëdhënien me Erdogan?

Nikolla: Janë marrëdhënie shumë të mira, pse jo , edhe vëllazërore dhe nuk kam asnjë lloj kompleksi sepse në të gjithë takimet që bëj me përfaqësuesit turq, ata çdo gjë me Shqipërinë e trajtojnë si një diçka vëllazërore.