Deklarata e kryebashkiakut Veliaj/ Me trajtimin e ujit nga impianti i Bovillës 62 % e Tiranës, do të ketë ujë të pijshëm deri në 2021-in

357
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj:  62% e Tiranës me ujë të pijshëm nga impianti i Bovillës

 Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se me impiantin e ri të trajtimit të ujit në Bovillë 62% e kryeqytetit të Shqipërisë do të ketë ujë të pijshëm përfshirë zona si Kinostudio dhe Kombinati. Kryebashkiaku Veliaj tha fillon tashmë heqja e depozitave që janë shumë të rrezikshme sidomos për banorët e këtyre ndërtesave, ndërkohë që s’janë më të nevojshme prej furnizimit me ujë 24 orë. Kryebashkiaku Veliaj: “Tërmeti i nëntorit tregoi edhe njëherë, se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve. Ndaj, me dyfishimin e furnizimit me ujë në Bovillë dhe rritjen e kapaciteve të filtrimit që e çojnë në 24 orë ujë të pijshëm në ditë, për 62 për qind të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës, do të nisë një aksion të gjerë për heqjen e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetit e banorëve që jetojnë në këto objekte. Dua të njoftoj të gjithë administratorët e pallateve, që do të fillojmë të “qërojmë” pallat më pallat, për t’u siguruar që fillon heqja e depozitave për dy arsye: Së pari, sepse kemi ujë 24 orë në këtë pjesë të madhe të Tiranës dhe arsyeja tjetër, sepse pas tërmetit, mësuam që gjithë këto pesha që i mbingarkohen pallateve tashmë të amortizuara nga koha apo improvizimet që kanë pasur ndër vite, meritojnë të lehtësohen. Dhe sot kemi kaluar disa vendime të rëndësishme për pallatet e Kombinatit dhe besoj se edhe për ata që prej tërmetit kanë pasur merak depozitat, paisja e Tiranës në një pjesë të madhe të saj me 24 orë ujë, është një lehtësim dhe për depozitat e tarracave në Tiranë. Ne do të fillojmë një punë me të gjithë administratorët e pallateve që pasi t’ju provojmë që në rubinetet ka ujë 24 orë, ose të paktën në hyrje të pallatit ne të adresojmë çështjen e depozitave, apo dhe çështjen e pompave.”