“Defender Europe 21”/ Meta dhe Yuri Kim shtrëngim duarsh dhe të buzëqeshur

165
Sigal

Ceremonia e Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21” bëri bashkë paraditen e kësaj të dielë, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në nisje të aktivitetit nuk ka munguar edhe një përshëndetje e ngrohtë mes kreut të shtetit dhe ambasadores amerikane.

Meta dhe Kim kanë shtrënguar duart, ndërsa aparatet fotografikë i kanë fiksuar në një moment të qeshur.

Ky takim mes presidentit dhe kryediplomates amerikane, vjen pas përplasjes së fortë të tyre në distancë , ku shkak u bënë zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja kritikoi kreun e shtetit për retorikën e tij të ashpër gjatë fushatës elektorale.