Dashamir Shehi: Derisa Shqipëria prodhon azilantë, ta harrojmë integrimin në BE

446
Dashamir Shehi, deputet i Opozitës, në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë se opozita i rezistoi rrënimit në 21 qershor dhe tani duhet të afrojë oferta të reja politike elektoratit, por së pari, PD ka nevojë për një lidership ndryshe nga ai i Berishës. Ndërsa, duke iu referuar rëndësisë së vizitës së Merkel në Tiranë, zoti Shehi pranon që derisa Shqipëria prodhon azilantë dhe ka system të korruptuar të drejtësisë, duhet ta harrojmë integrimin në BE.
-Zoti Shehi, Ku e kërkoni shkakun e rezultatit negative të së Djathtës në 21 qershor?
– Unë nuk do ta konsideroja negative, por ka një mënyrë të ndryshme për ta lexuar rezultatin. Po ta shikojmë me anë të shifrave, rezultati është negative. Por, po ta lexojmë nën prizmin e perspektivës, të pritshmërisë, unë them se këtu ka shumë element pozitivë, mbi të cilat mund të ngrihet një politikë e re në krahun opozitar, të cilat janë: Patëm një ngushtim të votave për kandidatët, u rikthyem në një raport normal, në një kohë që maxhoranca tregoi gjithë arrogancën e vet për të mbledhë vota, në mënyrë të panevojshme. E dyta, patëm një shpërndarje të mandateve të fituara në gjithë territorin e vendit. Mendohej që në Jug nuk do fitohej fare. E treta, kush shpresoi se opozita do groposej, nuk e priti këtë rezultat. Ne kemi rezistuar, jemi akoma forca e dytë politike, jemi alternative për zgjedhjet e ardhshme dhe janë marrë vota të mjaftueshme për ta futur opozitën në një shtrat konkurues për 2017. Sigurisht shyëm gjera do të varen qëkëtu për në 2017. A do të afrojmë një ofertë politike reale për shqiptarët, e cila t’i bashkojë pjesët opozitare, e cila t’ua bëjë perspektivën e qartë, të cilat të jenë të qartësuara alternativat tona të djathta. Për të fituar, sigurisht, duhet më shumë energji dhe më shumë kohë.
– Çfarë duhet të ndryshojë te opozita, dhe cila duhet të jetë ofeta politike që duhet t’i afrojë elektoratit?
– Opozita duhet të mendojë ndryshe, domethënë, të mendojë në 360 gradë, në të gjithë fushën politike. Duhet të hyjë në lojë me tezat e mëdha politike.
– Cilat janë tezat e mëdha politike që duhet të luajë opozita?
– Reformimi i sistemit kushtetues dhe branda kësaj, edhe ai i drejtësisë, vazhdimi i reformës për çështjet administrative. Kjo reformë që u bë ka gjithë difektet brenda. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, i cili ka deformuar hartën politike të Shqipërisë. Shikoni se çfarë katrahure u bë për zgjedhjet administrative, që nuk merret vesh, që në Dropull që nuk fitojnë partitë e minoritetit, e në Veri ka më shumë çamë. Duhet t’I japim seriozitet sistemit tonë politik. Ky lloj parlamenti që u diskutua, që u fol për kriminalizim, ishte derivat i këtij ligji elektoral, sepse gjithë politika përqëndrohet në dorën e 2-3 vetëve, që bëjnë listat e partive. Pastaj tezat e mëdha ekonomike janë të tjera, të cilat janë: Si do ta ulim rëndesën fiskale të gjithë shqiptarëve, për t’i dhënë frymë biznesit, si do të vlerësojmë resurset e mëdha të këtij vendi. Fatkeqëisht, opozita e këtyre dy viteve ka qënë më shumë një dëshirë për të tërheqë me pak rregull, sesa për të përparuar.
– Çdo të thotë kjo?
– Që opozita ka mbingarkuar veten e vet për të mbrojtur interesat e qeverisë së vjetër dhe personazhet e kohës së vjetër, ca copëza të pushtetit të ndërtuara gjatë kohës të 8 vjetëve të qeverive të kaluara. Tezë e gabuar. Këto teza nuk kanë asnjë vlerë, nuk u shërbejnë qytetarëve. Prandaj qytetarët nuk e morën shumë në konsideratë alternativën e opozitës. Një palë zgjedhje që humbet, mbyllet një cikël. Nëse mbetemi aty, bëhemi peng i personazheve të së kaluarës, i ideve se sa mirë e bëmë ne dhe sa keq e bëjnë këta. Kush shikon mbrapa, mbetet mbrapa. Ne tani duhet të shikojmë lart dhe në hapësirë, të afrojmë oferta që janë bindëse për shqiptarët. Ne duhet të shkojmë drejt një oferte afatgjatë. 
– Mendoni që opozita sot ka oferta të tilla?
– Unë besoj që ka. Ka njerëz dhe nga shtatori e tutje, mudn të ndërtohen këto oferta politike. Por, për punën duhet më shumë demokraci. PD dhe opozita ka nevojë për zëra të ndryshëm, ka nevojë për liri, për debat të hapur, ka nevojë për një lidershpi ndryshe nga ai i Berishës. Kushdo sot, që mundohet të imitojë Berishën, do të dështojë. Berisha ishte unikal në të gjitha, në zotësinë dhe në difektet e veta. Sado qoftë një përsëritje, do të jetë një gabim i madh. Duhet të rihapet debate, duhet të rivlerësohen të gjithë personazhet që ka e Djathta, të rinj e të vjetër, të Qëndrës dhe të Djathtës. 
– A është moment politik, që në PD të hapet debate për një lidership të ri?
– Çështja e lidershipit nuk ka pse vihet në diskutim, sepse një lidership krahasohet me një zgjedhje politike dhe të tilla nuk kanë ardhur ende. Zoti Basha e ka mandatin e vet. 2017 është shumë afër dhe unë mendoj që është i zoti ta interpretojë. Kjo veçse, do një skuadër njerëzish dhe unë ebsoj se PD ka njerëz plot. Vetëm nëse opozita do t’i presë vetë këmbët e karrikes ku është ulur, ose do fillojë të mendojë, që ky është i atij, ai është i atij, ky nuk është me mua, etj, kjo do ta dëmtojë. Asnjëherë në politikë nuk mund të pretendosh, që do të të duan të gjithë, por duhet të ndërtosh skuadrën fituese. Demokracia është arti i lëvizjes bashkë, edhe kur mendon ndryshe. 
– Merkel në Tiranë e tha qartë. Nuk ka integrim të Shqipërisë, pa luftën kundër korrupsionit e krimit. Domethënia është të miratohet thjesht një ligj, apo diçka më shumë?
– Unë mendoj, që nga BE, nga SHBA, në rradhë të parë kërkohet DREJTËSI në përgjithësi. Drejtësia nuk është thjesh shpata kundër korrupsionit. Është mjeti që njerëzit do të gjejnë qetësi për hallet e veta. Padrejtësi është edhe nëse një vritet, e askush nuk paguan për krimin. Ndaj them, që opozita duhet të angazhohet, dhe fatmirësisht, ka filluar. Duhet edhe ndryshimi i Kushtetutës, sepse sistemi i drejtësisë është pjesë integrale e Kushtetutës. Duke arnuar kështu, copa-copa, unë them që nuk do arrihet ndonjë gjë e madhe. Edhe kjo maxhorancë nuk ka bërë ndonjë luftë kundër korrupsionit. Erdhi me idenë se do të bënte ndryshimet e mëdha, në fakt realiteti është ky. Të njëjtën oligarkë, 20 persona, siç i quanin opozita e djeshme dhe siç i quan opozita e sotme, menaxhojnë gjysmën e ekonomisë shqiptare. Parlamenti nuk mund të jetë streha e miliarderëve. 
– Nëse nuk do të shkojë në drejtësi asnjë politikan e qeveritar i korruptuar, a mund të pretendojmë që e luftojmë korrupsionin?
– Me këtë drejtësi që kemi, unë them që shumë pak të tillë do të shkojnë në drejtësi. Kjo drejtësi, korrupsionin e ka burimin ku pi ujë. Unë shpresoj, që nën presionin e ndërkombëtarëve, të bëhet diçka në drejtësi. Asnjëherë nuk është ngritur zëri kaq hapur, nga ambasadori amerikan, nga BE, etj, të cilët i kanë vënë gishtin drejtësisë, si një nga faktorët e mosecjes së Shqipërisë përpara, integrimit të saj në BE. Ka ardhur dita, që të bëhet nëj reflektim I thellë. Por kjo nuk do të thotë, që PS të marrë nën kontroll të saj, ato që kishte deri dje qeveria e shkuar. Duhet të ikë një tufë matrapazësh, që ka vite që i njeh mirë Shqipëria, që janë edhe injorantë një pjesë e trupës gjykuese, mjafton, t’i dëgjosh. 
Nuk ka datë hapjes së negociatave me BE, kur dërgojmë azilantë
– A jemi në drejtimin e duhur të integrimit të Shqipërisë?
– Unë gjykoj që nuk jemi në drejtimin e duhur. Këtë nuk e tregojnë këto lloj zgjedhjesh. Shqipëria në mungesë të kulturës demokratike, nuk ka kapacitet reaksioni. Merkel në Tiranë tha, që ne duhet të bllokojmë flukset e azilantëve ekonomikë. Tha që ka nevojë për infermierë, duke e ulur nivelin e diskutimit, sepse Shqipëria i afron BE akoma azilantë. Merkel tha, që nuk keni drejtësi, e rrafshoi gjithë sistemin e drejtësisë. Merkel nuk na dha asnjë afat kohor konkret, që kur do fillojmë negocimet për anëtarësim. 
Sigal