DASH: Sali Berisha nuk gjendet në listën e personave që u ndalohet hyrja ne SHBA

722
Sigal

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka përfshirë Sali Berishën në listën e personave të cilëve i është refuzuar viza për rastet që lidhen me çështjet e korrupsionit dhe jo vetëm. Në listë gjenden emra si Adriatik Llalla apo Tom Doshi, por jo emri i ish-kryeministrit. Pas akuzës të kryeministrit Rama pardje nga foltorja e Parlamentit, se Berisha nuk mund të kapërcejë oqeanin për në SHBA, ambasada amerikane në Tiranë, reagoi, duke thënë se nuk mund të përgjigjet për raste të veçanta. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, duke iu përgjigjur interesit të mediave shqiptare, është përgjigjur me e-mail duke thënë, se emri i Sali Berishës nuk gjendet në listë, dhe publikon edhe linku i emrave të cilëve i është refuzuar viza. “As you can see, Sali Berisha is not on the list” (Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk ndodhet në listë) – shkruhet në e-mailin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në përgjigje të interesimit të mediave shqiptare.