Damian Gjiknuri: Takime me anëtarët e Asambleve të PS në kuadër të zgjedhjeve, besimplotë për rezultate pozitive më 14 Maj

96
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zhvilluar takime të ndryshme me anëtarët e asambleve të PS në disa Bashki të Qarkut të Elbasanit. Nga Cërriku, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri deklaroi se çdo strukturë e Partisë Socialiste duke filluar nga organizatat deri te koordinatorët kanë filluar punën për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, për një tjetër rezultat pozitiv në Bashkinë Cërrik.” Ndërsa numri 2 i PS ka theksuar në këtë takim: “Synimi jonë për zgjedhjet vendore të 14 majit është i qartë: fitore në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan.” Në takimin me Asambletë e Partisë Socialiste në bashkitë e Qarkut Elbasan, për Gjiknurin, Gramshi ishte ndalesa e fundit. Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri shprehet se në fokus të diskutimeve ishte ecuria e punës së strukturave të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës. Gjiknuri ka treguar se synimi i Partisë Socialiste për të fituar në të gjitha Bashkitë bëhet gjithnjë e më i arritshëm në bazë të punës së secilit prej anëtarëve të asambleve që punojnë me përkushtim për vendin dhe PS.