Damian Gjiknuri: Së shpejti strategji për të patur zërin tonë edhe në diasporë. Kontributi i grave në PS, vijon të rritet

136
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është takuar me stukturat e PS. Pas dëgjesave të turit 30-ditor me kandidatët për kryetar partie në çdo njësi vendore prezantoi gjithashtu dhe kryetaren e re të PS me strukturat e Partisë Socialiste Librazhd, Fatbardha Qatja.

“I urova suksese Fatbardhës për detyrën e re dhe jam i bindur që me pjekurinë dhe eksperiencën e saj do përballojë me sukses çdo sfidë u shpreh Gjiknuri .

Angazhimi dhe përfaqësimi i vajzave e grave në nivele të larta drejtimi është shembull, që forcohet çdo ditë e më shumë në Partinë Socialiste.

I shpreha falenderimet edhe kandidatëve që u bënë pjesë e garës, në veçanti ish-kryetares Elvira Poçi që do vazhdojë të japë kontribut në familjen tonë politike”,- u shpreh Gjiknuri.

Më herët  Damian Gjiknuri zhvilloi në Athinë Asamblenë e zgjeruar dhe dëgjesën  me kandidatët për kryetarin e ri të kësaj dege. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në vendin tonë.

Gjiknuri theksoi vullnetin e Partisë Socialiste për implementimin e ligjit për të drejtën e votimit për emigrantët. Ai tha se Partia Socialiste dëshiron që emigrantët të votojnë dhe të bëhen pjesë e procesit.

“Ne si Parti Socialiste po i kushtojmë një vëmendje shumë të madhe votës së diasporës”,- deklaroi Gjiknuri. Unë them që PS e ka këtë mundësi këtu për ta bërë këtë strategji në bashkëpunim me aktorët lokalë duke filluar nga këshillat komunalë, apo njësitë vendore për çështjet që ju takojnë deri në nivel Parlamenti. Besoj që shumë shpejt mbase ne do kemi në Parlamentin grek edhe deputetë me origjinë shqiptare. Atëherë do kemi dhe zërin tonë aty”,- deklaroi Gjiknuri. Ndërkaq, katër kandidatët e përzgjedhur për fazën finale Besim Mero, Jani Haxhiraj, Arminda Plangarica, Oltiana Hodo, Zamir Sade, Mirela Hoxha, Gentiana Tena paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të PS-së, dega Athinë platformat e tyre të kandidimit