Pas Spanjës dhe Portugalisë, vala e të nxehtit godet Francën dhe Britaninë, autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme

173
Sigal

Temperaturat e larta kanë ngritur alarmin edhe në Francë dhe Britani.

Pas Spanjës dhe Portugalisë tashmë prej ditësh edhe këto vende janë prekur nga vala e të nxehtit.

Deri më tani në Britani dhe Francë janë djegur më shumë se 10 mijë hektarë pyje, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar edhe një tjetër valë të temperaturave ekstreme.

Rritja e këtyre fenomeneve vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike, kanë theksuar shkencëtarët.

Vala e të nxehtit që është vendosur në Evropën Perëndimore “prek kryesisht Spanjën dhe Portugalinë, por pritet të intensifikohet dhe zgjerohet”, tha nga Gjeneva përfaqësuesja e Organizatës Botërore Meteorologjike Claire Noulis.

Ajo paralajmëroi se situata është kritike për shkak të “tokës shumë të thatë” dhe ndikimit të temperaturave në akullnajat në Alpe: “Është një sezon shumë i keq për akullnajat”, nënvizoi ajo, pak më shumë se një javë pasi shembja në Itali vëllim i madh i akullnajës Marmolanda shkaktoi vdekjen e njëmbëdhjetë personave.

Sakaq vala e temperaturave ekstreme pritet të zgjasë në Francë të paktën deri në fillim të javës së ardhshme.