Vasili: Do gjejmë patjetër një zgjidhje për të kaluar problematikën e testit të drogës

506
Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka folur këtë pasdite në një media për reformën në drejtësi. Vasili e ka cilësuar këtë reformë të një dimensioni jetik për qytetarët. Sipas tij, ata presin ndryshime që do ta bëjnë më të besueshëm sistemin. Ndërkohë, Vasili ka shtuar se është e rëndësishme që reforma të orientohet tek elementët parimorë. “Të folurit për instrumentet dhe largimi nga parimet do të ishte një gabim fatal”, ka thënë ai. Ndërsa, në lidhje me çështjen e dekriminalizimit Vasili ka shprehur bindjen se palët do të gjejnë konsensus edhe për pikat që kanë mbetur. 

Ai është shprehur se çështja e testit të drogës nuk duhet të kthehet në kurthin politik, që prodhon ngërçin e radhës. “Draftet, pr/ligjet kanë qenë transparente dhe besoj se është ezauruar pjesa më thelbësore e tij dhe besoj se do gjendet patjetër një zgjidhje edhe për të kaluar problematikën e testit të drogës. Unë mendoj që ashtu siç ishte e aftë politika për të arritur konsensusin, nuk e shoh të pamundur dhe të pakapërcyeshëm këtë moment për të gjetur një zgjidhje që i jep përgjigje këtij preokupacioni që opozita ngre”, ka deklaruar Vasili.
Sigal