Damian Gjiknuri: Me drejtuesit e rinj përpara na presin sfida të tjera. Ja kush janë kryetarët e rinj të PS në 27 njësitë e Tiranës

289
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së emrave të kryetarëve e bashkëkryetarëve të rinj të PS në 27 Njësitë e kryeqyetit. “Bashkë me Erionin, Blendin dhe Blerinën, prezantuam bashkëkryetarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës. Suksese ekipit fitues dhe krenar që organizuam një proces transparent e të hapur për anëtarësinë e PS dhe qytetarët. Bashkëdrejtimi i strukturave është një model i zbatuar me sukses nga Partia Socialiste.” E veçanta e kësaj here është se çdo njësi do të ketë dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua. 54 kryetarët e rinj janë si më poshtë: Njësia 1 Anisa Ruseti,  Renaldo Suli Njësia 2 Sonila Qato, Elton Kacidhja Njësia 3 Erion Medha, Zhaneta Beqiri Njësia 4 Arnis Hoxha, Jonida Diko Njësia 5 Violeta Kila, Edison Konomi Njësia 6 Erind Bejko, Denada Dosti Njësia 7 Aldrin Dalipi, Doriana Mihaj Njësia 8 Arli Naska, Blerta Dardha Njësia 9 Piro Sinjari, Arjana Noçka Njësia 10 Florion Manastirliu, Anjeza Harizi Njësia 11 Leonard Disha, Eglantina Zere Njësia 12 Flogerta Koçi, Militan Marku Lagja 13 Daniel Guçe, Ervis Rrahmani Lagja 14 Sonila Tatili, Ilir Duro Kashar Xhevahir Koçi, Geralda Mata Petrelë Adriatik Kupi, Migena Vogli Baldushk Mikel Karaj, Senada Vogli ZallBastar Genc Sita, Esmeralda Keta Shëngjergj Ina Dorda, Fatjon Balla Dajt Alfred Brahja, Anila Dano Zall Herr Arben Maloku, Rozmire Muharremi Bërzhitë Sulejman Kullolli, Eldisela Meta Farkë Bekim Dallashi, Florina Topçiu Krrabë Klisman Muka, Blenara Isufi Pezë Ariola Zgura, Pandeli Hasmadhi Vaqarr Klodjan Myrta, Dorina Hoxha Ndroq Florjan Kazazi, Blerta Cali. Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan deklaroi se ekpi do të nisë punën menjëherë. “Përpara na presin sfida të tjera ndaj ekipi i ri do fillojë punën në mënyrë që të jemi gati për garën elektorale të vitit 2023.”