Shkarkime dhe emërime/ Ndryshimet në Qeveri,Balluku zëvendëson “Tigrin”, që e priti shkarkimit në oborr. Pas thirrjes në SPAK, gati largimi i Beqajt

182
Sigal

Kështu ka ndodhur këtë javë në kryeministri, ku Edi Rama është përfshirë në një debat të ashpër, me mikun dhe sekserin e tij, ish-ministrin Ilir Beqaj; jo për ndarje e fshehje llokmash, por për ta larguar nga detyra e re që i ka dhënë në qeveri.

Kacafytje hajdutësh: Pas thirrjes në SPAK, Rama i kërkon Ilir Beqajt dorëheqjen si Drejtor i Donacioneve

Sipas informacioneve, konflikti mes tyre ka lidhje me letrat që ka hapur SPAK, por së pari, me skenarin e njohur të Bablokut, që edhe sekserit të 1 miliardë Euro korrupsion me PPP e tendera në shëndetësi, ta arrestojnë pa e pasur brenda Qeverisë.

Pas 9 viteve në pushtet, kur drejtësia e re e mbikëqyrur nga SHBA, ka filluar të godasë në nivele të larta, kupola e qeverisë po përjeton aq shumë panik, sa më të pushtetshmit, po nxitojnë të “pastrojnë” veten e të shpëtojnë “lëkurën”.
Kështu ka ndodhur këtë javë në kryeministri, ku Edi Rama është përfshirë në një debat të ashpër, me mikun dhe sekserin e tij, ish-ministrin Ilir Beqaj; jo për ndarje e fshehje llokmash, por për ta larguar nga detyra e re që i ka dhënë në qeveri.
Kryeministri Rama e kaloi me shpërfillje e sportivitet, thirrjen e parë të Ilir Beqajt nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por u alarmua kur Beqaj u mbajt 9 orë në pyetje nga prokurorët e SPAK, me cilësinë si “ish-ministër nën hetim” dhe për PPP-në e Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale.
Paniku e tërbimi i Ramës, ka kaluar në ç’fazim psikologjik, kur ka mësuar se SPAK do ta thërrasë Ilir Beqajn, dhe si “ish-ministër nën hetim”, për PPP “Check-up” 130 milionë Euro dhënë Vilma Nushit e PPP-Laboratorët Mjekësor, me vlerë 114 milionë Euro, dhënë Janis Karathanos.
Ky ishte shkaku, që Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen urgjent nga detyra si Drejtor i Donacioneve e Kredive të Huaja në Kryeministri, por Ilir Beqja nuk ka pranuar, refuzim që ka çuar në acarimin mes tyre, deri në moskomunikim prej 3 ditësh.
Siç duket, Edi Rama ka informacion zyrtar apo konfidencial, se SPAK ia ka bërë gati “byzylykët” dhe Ilir Beqjes, ndaj nuk do që një bashkë-hajdut tjetër, t’i prangoset duke qenë në post qeveritar, por i dorëhequr e pa asnjë detyrë, siç veproi me Lefter Kokën e Alqi Bllakon.
Ndërsa refuzimi i Ilir Beqajt, për të mos dhënë dorëheqje, është efekt psikologjik që e bënë të shpresojë, se posti i lartë në kryeministri do ta shpëtojë nga prangat e SPAK, ose ëndërron se Rama do detyrohet ta mbrojë.
Por as drejtorllëku e as miku kryeministër, nuk e shpëtojnë dot Ilir Beqajn nga drejtësia e mbikëqyrur prej SHBA, sepse është i zhytur “kokë e këmbë” në llum korrupsioni e vjedhjesh me PPP, tendera e donacionet në shëndetësi.
Mesazhin e qartë të përballjes me drejtësinë, ia dha Ambasadorja Yuri Kim më 23 nëntor 2021, në takimin me donatorët dhe investitorët e huaj; e cila u largua në mënyrë demonstrative, kur fjala iu dha Ilir Beqajt.

Pamfleti