Nuk ka konsensus për reformën zgjedhore. Partia Socialiste dhe demokratët e Enkelejd Alibeajt, diskutuan disa orë, por nuk ranë dakord për asnjë ndryshim në rregullat elektorale gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. PD solli disa propozime, duke kërkuar që ato të miratoheshin brenda ditës, por PS kërkoi konsultim me ODIHR-in dhe institucionet e tjera. Mbledhja është shoqëruar me debate në lidhje me zbatimin e rregullores nga dy bashkëkryetarët, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri. Debati:
Damian Gjiknuri: Zoti Vasili unë isha korrekt, lashë dhe zotin Alibeaj që të sqarohej. Unë mund të kem mendimin tim, i cili është politik, por mund të ketë një mendje juridike që mund të bindë anëtarët.
Enkelejd Alibeaj: “Ne nuk jemi bashkë, unë jam vetëm këtu. Jam me ekspertët e mi. Nga ekspertët është vetëm një që ka propozuar, si zoti Sefa. Asnjë tjetër s’ka propozuar asgjë. I vetmi që ka propozuar është zoti Sefa. Është e drejta e çdo eksperti që të propozojë në varësi të atyre që përfaqëson dhe mbron. I pari që kërkoi fjalën ishte zoti Çollaku.
Damian Gjiknuri: “Zoti Vasili, para se t’ua jap fjalën për procedurë….do jua jap mo”.
Enkelejd Alibeaj: “Eksperti juaj është njohur, nuk ka sjell propozim. Pse të humbasim kohë!
Petrit Vasili: “Ky është komisioni i deputetëve të Kuvendit, ekspertët janë ndihmës, lehtësues të këtij procesi. Aq është e vërtetë sa që produktin e tyre, kjo tavolinë mund ta mbështesë apo ta rrëzojë. Ju them administrojeni siç është për t’u drejtuar këtë komision. Jeni thjesht lehtësues të standardit, boll është bajatosur ky komision. Jepini standard. Drafti është një i vetëm. Nuk ka mendime alternative mesa kam parë. Këto shpenzime kohësh parazite na fusin në përplasje”.





















