“Burg kush përhap virusin”/ Kushtetuesja rrëzon ligjin e Kryeministrit që e miratoi gjatë pandemisë

Kryeministri Edi Rama u soll si një diktator gjatë periudhës së pandemisë, mars-qershor 2020. Kjo periudhë ishte faza e parë e nisjes së përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, koha kur vendi hyri në karantinë, si dhe kur informacioni ishte i kufizuar rreth pandemisë. Ndryshe nga kryeministrat e tjerë të Rajonit dhe Europës të cilët u morën me edukimin e qytetarëve, Edi Rama u morë më ndëshkimin e tyre. Më 4 prill Rama paralajmëroi burg për cilindo, që përhapte virusin te një person tjetër. Qesharake, e pabesueshme dhe e paligjëshme u quajt asokohe ky vendim por Rama përshpejtoi ta miratoj si ligj. Më 14 prill socialistët miratuan masat ekstreme të cilat parashikonin;

-Burg nga 2 deri në 3 vite për personat që thyenin karantinën.

Sigal

-Burg nga 2 deri në 5 vite për kush infektonte një person me Covid.

-Burg nga 3 deri në 10 vite kush infektonte një person dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Burg me 15 vite për një person që infektonte një tjetër dhe ndërron jetë.

Shkencërisht nuk u vërtetua asnjëherë të provohej se nga e ka marrë virusin një person, në çfarë mase e ka marrë dhe a është një person përgjegjës për infektimin e një tjetri. Mgjithatë kjo nuk e pengoi Ramën të terrorizonte qytetarët në pandemi duke e quajtur virusin si bombë, murtajë, apo pandeminë si një luftë. Pas më shumë se 2 vite, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e Ramës duke e cilësuar si cënues të të drejtave të njeriut. Gjykata i ka dhënë të drejtë kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të shfuqizuar ligjin në fjalë. ‘Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ka shpallur ditën e sotme (15 Dhjetor 2022), vendimin e marrë me shumicë votash, për pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin e paragrafëve të dytë dhe të tretë të nenit 89/b të Kodit Penal’ – thuhet në vendimin e Kushtetueses.