Damian Gjiknuri : Britania, si partnere e kahershme, vijon të japë ndihmën e saj të çmuar ndaj Shqipërisë në proceset e reformave

144
Sigal

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka shprehur përmes një mesazh ngushëllimet familjes mbretërore për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth e II. “Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste mora pjesë në homazhet e organizuara nga Ambasada Britanike në Tiranë, ku shpreha ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II, e cila për 70 vjet ushtroi detyrën e saj e palëkundur, me përkushtim e devotshmëri ndaj qytetarëve dhe vendit.”- shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga momenti kur po shkruante në librin e ngushëllimeve.  “Britania, si partnere e kahershme, ka dhënë dhe vijon të japë ndihmën e saj të çmuar ndaj Shqipërisë në proceset e reformave.” Ka deklaruar më tej Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Gjiknuri.