“Dalje e jashtëzakonshme para mediave”, çfarë po paralajmëron Partia Demokratike?

420
Partia Demokratike ka paralajmëruar sot një deklaratë për mediat në orën 11:30. Ndonëse nuk është njoftuar se për çfarë do të jetë ky komunikim nga selia e demokratëve, thuhet se do të jetë një dalje e jashtëzakonshme.
Ky paralajmërim vjen dy ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërkohë që prokuroria deklaron se ka prova të reja. Nga ana tjetër prej ditësh Partia Demokratike ka ngritur si kauzë të sajën dënimin e vëllait të ministri aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik droge në Itali me mbi 7 vite burg.
Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi kanë publikuar dënimin e Agron Xhafaj nga drejtësia italiane por njëkohësisht kanë akuzuar ministrin e Brendshëm se ka ndryshuar kodin penal për të shpëtuar vëllain e tij nga ekstradimi. Nuk dihet nëse dalja e sotme para mediave ka të bëjë pikërisht me këto çështje, orët në vijim do shuajnë kuriozitetin.
Sigal