Çmenduri në Porto Romano, nafta lumë. Ku është shteti apo varja?

845
Sigal

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD, përmes një postimi në rrjet ka denoncuar situatën e pazakontë, ku shumë njerëz pas shpërthimit të depozitave të naftës të Gega Oil në Porto Romano në Durrës, janë dyndur me bidona të mëdhenj për të mbledhur naftën e derdhur. Malltezi shtron disa pyetje në lidhje me këtë ngjarje.

Ku shteti?

Po arreston 1 pensionist qe po ble domate?

 Kush e bëri këtë?

A ka institucione ky vend apo varja?

A ka ministri të brendshme dhe mjedisi apo vec 20 herë ministri fasadash?

Pse paguajmë mijëra policë, qindra inspektorë karburantesh, sigurie, mjedisi, rendi, territori, ShISh?

“Krim pa ndëshkim! Qeveri plehrash!”,-shkruan ndër të tjera Jamarbër Malltezi duke shprehur indinjatën për papërgjegjshmërinë që po tregohet ndaj ndotjes mjedisore.

Kujtojmë që përvec ndotjes nga nafta, në këtë zonë problem vazhdon të jetë dhe ndotja nga tymi i gazrave toksike që digjen në ambient në hapur.