Koronavirusi në Spanjë/ Ulet numri i viktimave dhe bien dyfish rastet me infeksion, ja sa persona humbën jetën në 24 orë

379
Sigal

Numri i viktimave dhe infeksioneve në Spanjë ka shënuar një rënie të ndjeshme.

Në 24 orë kanë ndërruar jetë 318 persona, ndryshe nga dita e djeshme ku humbën jetën 557, duke e çuar numrin e përgjithshme të viktimave në 19,130.

Edhe numri i infeksioneve ka rënë po ashtu. Në 24 orë janë raportuar 2157 raste të reja me COVID-19, ndryshe nga dje kur u raportuan 6599 raste, duke e çuar numrin total në 182,816.

Lajmi i mirë është se edhe 74,797 persona janë shëruar plotësisht nga COVID-19.