Çfarë pritet të vendosë Kryesia e PD, si ndahen forcat pro dhe kundër Foltores

167
Sigal

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë, e cila ku pritet të konstituohet, pasi nga momenti i zgjedhjes muaj më parë, ky forum nuk kishte zhvilluar asnjë mbledhje.

Kryesia pritet të dalë me një qëndrim lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, veçanërisht lidhur me kërkesën tashmë të zyrtarizuar për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të kësaj partie.

Pritet që mbledhja e Kryesisë të prodhojë debate duke pasur parasysh faktin se të paktën 10 anëtarë të Kryesisë janë mbështetës të Foltores, ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur, as pro dhe as kundër.

Kryesia e PD ka në përbërjen e saj 38 anëtarë, ku përfshihet Kreu i PD-së, Lulzim Basha, Sekretarët, Nënkryetarët, që të paktën janë në të njëjtin grupim, në mbështetje të Lulzim Bashës.

Por, në mesin e 38 anëtarëve të Kryesisë së PD-së janë mbështetësit e Sali Berishës, ku përfshihen Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Flamur Noka apo Oerd Bylykbashi. Gjithashtu është i pranishëm edhe Tomor Alizoti, i cili ka shprehur kritika për qëndrimin mohues që linja zyrtare e PD po mban ndaj asaj që është kriza që ka përfshirë partinë më të madhe të opozitës.

LEXO EDHE  Nishani “shpërthen” ndaj Bashës: Nuk ke as dinjitet dhe as moral politik

Rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Kryesisë që u thërrit nga Gazment Bardhi është bërë tashmë publik: “Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

ANËTARËT E KRYESISË:

Lulzim Basha

Gazment Bardhi

Alfred Rushaj

Enkelejd Alibeaj

Jorida Tabaku

Grida Duma

Edi Paloka

Flutura Açka

Jemin Gjana

Ervin Minarolli

Arta Sakja

Belind Këlliçi

Ledina Mandia

Flamur Hoxha

Jonila Godole

Ivi Kaso

Greta Bardeli

Taulant Zeneli

Orjela Nebiaj

Endri Hasa

Albana Vokshi

Gentian Gaba

Ina Zhupa

Agron Gjekmarkaj

Aldo Bumci

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Flamur Noka

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Juela Hamati

Kreshnik Çollaku

Lindita Metaliaj

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti