Çfarë po ndodh në Kamëz? Ndërpritet numërimi i fletëve të votimit

144
Sigal

Pas Gjirokastrës, është ndërprerë numërimi edhe në KZAZ nr. 27 në Kamëz. Shkak i ndërprerjes së punës është bërë lodhja e numëruesve të fletëve të votimit.

Palët kanë rënë dakord me konsensus për ndërprerjen e numërimit në një afat të pacaktuar.

Deri në këto momente janë numëruar 41 nga 88 kuti votimi të kësaj KZAZ.