Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në, duke refuzuar të dorëzojë dokumentet zyrtare që vërtetojnë dorëzimin e zarfeve me firmë nga qytetarët. Fakti që mungojnë firmat provon që procesi është manipuluar dhe votat janë fabrikuar, ndërkohë një proces elektoral që ka “ngrënë” mbi 2.3 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve.
Në një vend ku zgjedhjet duhej të ishin një mekanizëm funksional i demokracisë, Shqipëria e vitit 2025 përballet me një paradoks të hidhur: një proces elektoral që ka “ngrënë” mbi 2.3 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve, por ende nuk ka një rezultat zyrtar përfundimtar. Sipas të dhënave zyrtare të Open Data Albania, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë periudhës nëntor 2024 – maj 2025 ka zhvilluar 35 procedura prokurimi, me një fond limit total prej 2,325,521,199 lekësh.
Celibashi shpesh është etiketuar nga figura publike si bashkëpunëtor i masakrës elektorale për manipulimin e zgjedhjeve në Bashkinë Kuçovë, ndërrimin e kutive dhe trenin bullgar.
Kreu i KQZ justifikon gjithçka, ku në fakt ka përgjegjësi për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe që arsyeton çdo lloj shkeljeje, qoftë në administrimin e brendshëm të procesit zgjedhor apo, edhe më keq, në dështimin total të procesit paraprak të votimit, tregon se kemi pasur cënime serioze që duhet të rishikohen. Ndaj Celibashi duhet të hetohet nga drejtësia për miliona euro tendera dhe keqadministrimin e vullnetit të qytetarëvë më 11 maj.
01
A do hetohet Celibashi për shpërdorim detyre?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Genta Vangjelit ka shkelur:1. Kodin Zgjedhor neni 25/1:KQZ nuk mund t’ja besonte shërbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative. 2. Në përputhje dhe në zbatim me Kodin Zgjedhor, vendimin e komisionit rregullator nr.13 datë 12.11.2024 për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit, në seksionin “Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor tek zgjedhësi”, përcakton qartë se:2.1.Dokumentacioni zgjedhor i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale.2.2 Dokumentacioni i dërgohet në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi.2.3. Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.
02
Berisha: Votat janë mbushur në zyrat e PS-së
Lideri i opozitës, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe kompanisë ndërkombëtare postare DHL. Berisha u shpreh se votat e emigrantëve nuk janë dorëzuar nga qytetarët, por janë “mbushur në zyrat e Partisë Socialiste”. Sipas tij, Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në, duke refuzuar të dorëzojë dokumentet zyrtare që vërtetojnë dorëzimin e zarfeve me firmë nga qytetarët.
Berisha theksoi se fakti që mungojnë firmat provon që procesi është manipuluar dhe votat janë fabrikuar. Ai akuzoi edhe kryeministrin Rama për dhënie urdhrash në kundërshtim me kontratën zyrtare dhe kërkoi që Komisioneri të zbardhë menjëherë dokumentacionin.
“Ne kemi përsëritur kërkesën për transparencë dhe do të përcaktojmë rrugën ligjore që do ndjekim,” tha Berisha, duke paralajmëruar se opozita nuk do të heshtë përballë këtij skandali që, sipas tij, cënon integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e votuesve jashtë vendit.
Pjesë nga deklarata: Janë në Itali dhe vende të tjera, në Gjermani.Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo. Gjersa ata e fshehin, nuk kanë firmat e qytetarëve. Rruga që ndjekim është, ne përsëritëm kërkesën dhe tani do përcaktojmë rrugën që do ndjekim. Por çfarë gjejmë ne? Ne gjejmë në bashkautorësi Edi Ramën me udhëzimet që ka dhënë në kundërshtim me kontratën, dhe Ilirjan Celibashin, i cili duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet.




















