Byroja e Hetimit, Rama për opozitën: Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!

418
Miratimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Këshilli i Ministrave i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama për të qartësuar opozitën se nuk ka qenë pengesë për miratimin e saj, siç edhe e kanë akuzuar.
Në një reagim të shkurtër në fb, Rama shkruan: “Dikush duhet t’ia freskoje kujtesen publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje per Byrone e Hetimit! Genjeshtare si keta s’ben me dot nena jo!”
Më herët shefi i opozitës në mbledhjen e grupit deklaroi se PD do të votojë draftin e qeverisë për Byronë e Hetimit nëse është hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Sipas tij në rekomandimin nr 90 Komisioni i Venecias ka bërë të qartë varësinë e këtij institucioni nga Prokuorira.
Nëse nuk është kështu tha Basha atëherë qeveria po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve por dhe ndërkombëtarëve
Lulzim Basha: Sot para se të futesha në këtë mbledhje mediat njoftojnë se në mbledhjen e qeverisë paskërkan kaluar një projekt të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Është e vërtetë që ne u dakordësuam me ndërmjetësimin e partnerëve tanë amerikanë për nëversion që çmontonte kapjen direkte nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri të Byrosë sikundër është e vërtetë që pasi e mbajtën me javë të tëra në sirtar këtë version erdhën rekomandimet e Venecias i cili diktoi në mënyrë të qartë e paekuivok se drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria.
Nëse është version i Byrosë nën prokurorinë siç e parashikon Venecia në rekomandimin e saj 90. Nëse po i janë përgjigjur ftesës tone, i përgëzojmë dhe jemi gati të bashkojmë votat tona që nesër. Nëse jo, atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për ti hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkombëtare. Të njëjtën lojë është përpjekur të bëjë dhe me reformën në drejtësi”
Sigal