Burimi: Berisha është një ‘buldozer’! Po të kishte zgjedhjet nesër ai do të bënte tmerr…

248
Sigal

Në një emision analisti Genc Burimi ka folur mbi zhvillimet politike brenda PD dhe sondazhin e Notos.

Ka dy rrugëtime të ndryshme, ku Berisha është me bazën dhe Basha i cili është më i tërhequr. A e bën më të pakuptimtë diskutimin brenda PD Basha-Berisha kjo temperaturë e opinionit publik.

Burimi: E bën të pakuptimtë sepse sido që të jetë puna po shkojmë drejt një rruge gjyqësore. Kjo parti po përçahet po ndahet dhe se kuptoj pse kërkojmë djallin në detaje. Duhet se si zoti Berisha të gjejë fonde për të mbajtur partinë e re. Të bëjë një apelim për fonde nga militantët.

Kush e vendos se kush është parti të re?

Burimi: Në një shtet të drejtë e vendos drejtësia. Të dyja palët shkojnë në gjykatë, japi argumentat dhe drejtësia vendos. Do ketë një herë të parë edhe në Shqipëri.

Berisha të nxitojë dhe të shikojë ku do ti gjejë fondet. Duhet të bëjë dy gjëra. E para të kryejë financat e partisë së re dhe e dyta se sa deputet do të marrë në parlament.

Berisha është një ‘buldozer’. Po i jep një vitalitet jetës politike në Shqipëri. Ku kalon ai çirren njerëzit, bravo i qoftë është politikan. Po të kishte zgjedhjet nesër ai do të bënte tmerr.