Brisida Shehaj ftesë socialistëve: Ja pse LSI-ja është parti e socialistëve të vërtetë

236
Sigal

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj i është drejtuar socialistëve me një mesazh ku shpjegon se pse LSI-ja është parti e socialistëve.

“Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris? Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia: Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste! Pse nuk jam në PS?! Ndryshimi ky është: Jam në një parti socialiste ku socialistët mendojnë për socialistët, dhe sepse kjo është ajo doja të bëja unë!”,-  thuhet në mesazhin e përzgjedhur nga kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj.