Briseida Shehaj: Qeveria merret vetëm me propagandë dhe mashtrime, askush nga qeveritarët nuk e vret mendjen për hallet e shqiptarëve

24
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Briseida Shehaj ka denoncuar ditën e sotme situatën e rëndë që po kalon biznesi në vend.

Teksa publikon dhe mesazhet e mbërritura në adresë të saj nga sipërmarrës të ndryshëm, Shehaj u shpreh përmes rrjeteve sociale se Qeveria merret vetëm me propagandë dhe mashtrime, pasi askush nga qeveritarët nuk e vret mendjen për hallet e shqiptarëve.

“Problemet dhe hallet e shqiptarëve, por askush nuk e vret mendjen. Bizneset vazhdojnë ende të mos paguajnë dot detyrimet e 2020, sepse nuk mbledhin detyrimet nga të 3-t. Por sigurisht mos u mërzisni se rilindja ka menduar dhe për ju. Me aeroportin e 20-të te ‘Brryli’ ekonomia do marrë frymë, se lumi i Lanës do rrjedhë bukur do t’i vëmë dhe ca ngjyra dhe pastaj Gjermania të na vijë anash”,- u shpreh nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj.