Mazniku takim me zyrtarin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Arbjan Mazniku, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor priti në një takim sekretarin e përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori ditën e premte. Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Kapitullit Evropian të Qeverisjes Vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal. “Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori diskutuam për zbatimin e Kapitullit Evropian të Qeverisjes Vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal”,- deklaroi Mazniku. Sekretari i përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Mathieu Mori, në një reagim social deklaroi se Kongresi mezi pret të punojë me Shqipërinë në hapat e ardhshëm të decentralizimit. Procesi i integrimit në BE ka një ndikim shumë të madh në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor. Sidoqoftë, ky ndikim është më i dukshëm në nivel vendor dhe është pikërisht pushteti lokal ai që ka një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e zbatimit në mënyrë të duhur të legjislacionit dhe politikave të BE-së. Zbatimi i legjislacionit të BE-së dhe Politikat Rajonale Evropiane dhe të Kohezionit janë instrumentet kryesore përmes të cilave procesi i integrimit evropian ndikon në punën e përditshme të qeverive lokale.

Sigal