Endrit Braimllari
Te rinjtë çdo ditë e më shumë kërkojnë të largohen nga vendi për shkak të politikës së pashpresë, shpopulluese dhe denigruese të Rilindjes.
Mungesa e vendeve të punës, pagat e ulëta, çmimet e larta, mungesa e meritokracisë, pasiguria, kanë humbur shpresën tek të rinjtë per te qëndruar në vend.
Më keqja është se të rinjtë që janë larguar nga vendi nuk duan te kthehen më.
“Sipas një studimi të bërë nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale doli me rezultatin se rreth 80% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi dhe gati 60% e maturantëve po planifikojnë të ikin nga Shqipëria.
Nga ana tjetër rreth 95% e të rinjve të larguar për studime jashtë Shqipërisë, nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre”



















