Braimllari: Shteti ka rënë, Rama dhe Lleshaj nuk merren me banditët

416
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar për grabitjen në Rinas, ku mbeti i vrarë një nga grabitësit. Ai akuzon se Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk merren me banditët por hedhin gaz helmues ndaj qytetarëve të varfër.

”Grabiten në mes të dites miliona euro dhe Sandër Lleshi nuk merret me banditët por hedh gaz helmues kundër qytetarëve të varfër të këtij vendi që kërkojnë të mbrojnë pronën e tyre. Gazi helmues përdoret kundër qytetarëve ndërsa banditët lëvizin të lirë dhe terrorizojnë qytetarët duke grabitur në mes të ditës”,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë

Shteti ka rënë!

Edi Rama dhe Sandër Lleshi nuk kanë kohë të merren me sigurinë publike por dhunojnë gra, fëmijë dhe të moshuar te ”Bulevardi i Ri”.

Grabiten në mes të dites miliona euro dhe Sandër Lleshi nuk merret me banditët por hedh gaz helmues kundër qytetarëve të varfër të këtij vendi që kërkojnë të mbrojnë pronën e tyre.

Gazi helmues përdoret kundër qytetarëve ndërsa banditët lëvizin të lirë dhe terrorizojnë qytetarët duke grabitur në mes të ditës.