Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Daci: U duhej vetëm anëtarëve të KQZ-së

502
Sigal

Juristi Jordan Daci deklaroi këtë të hënë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar datën 30 Qershor i ka shërbyer vetëm anëtarëve të KQZ-së.

Gjatë emisionit ‘Byro Politike’ me Juli Xhokaxhi, Daci theksoi se vendimi i sotëm i duhej anëtarëve të KQZ-së që të mbroheshin nga përgjegjësitë penale, kur shpallën si antikushtetuese dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

‘Kolegji sot për mendimin tim kishte një shans të jashtëzakonshëm për të dhënë një leksion kushtetutshmërie. Unë mendoj se ishte një kronikë e paralajmëruar.

Unë mendoj se ishte një kërkesë tërësisht fiktive. Nuk vlen si precedent. Ky vendim kurrsesi nuk i cenon vlefshmërinë dhe detyrueshmërinë dekretit të Presidentit. Nuk ka asnjë lloj vlere. Do duhet të mos i paragjykojmë gjyqtarët se nuk dimë shkaqet.

Ndoshta do dalin shkaqe që nuk kanë të bëjnë fare me dekretin e presidentit dhe për rrjedhojë nuk do kishte asnjë ndikim të tërthortë.

Unë mendoj që më shumë ky vendim i duhej anëtarëve të KQZ-së që të mbroheshin nga një përgjegjësi penale e mundshme sepse të bësh atë që kanë bërë ata është gjëja më e papranueshme. Dhe një student nuk mund ta bëjë jo më një jurist i KQZ-së’, tha Daci.