Bota akademike injoron Kuvendin, thirren për ‘mend’ 212-të pedagogë për Kushtetuesen, por vetëm një prej tyre merr pjesë në mbledhje (VIDEO-DETAJE)

75

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e drejtësisë në një mbledhje online për të dhënë mendimin e tyre sa i përket ndryshimeve në Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare, por sot në takim nga 212 pedagogë që ishin ftuar, ka marrë pjesë vetëm 1 prej tyre.

Qartazi akademikët kanë injoruar këtë mbledhje të përbashkët të Këshillit për Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pasi e vetmja përfaqësuese ka qenë pedagogia Ardita Buna, e cila dha mendimin e saj mbi temën në fjalë. Gjatë mbledhjes ajo tha se do ishte idele që ndryshimet të miratoheshin me 140 vota në parlament, me konsensus të plotë.

Mbledhja u drejtua nga deputetja Vasilika Hysi, e cila e ka shprehur hapur habinë për braktisjen e mbledhjes nga pedagogët. Hysi tha se njoftimi u ishte dërguar të gjithë pedagogëve por e ka pranuar vetëm 1 prej tyre.

Kurse Murrizi e quajti neglizhencë dhe mos përfillje, por pa specifikuar se për kë, për Kuvendin apo për opozitën. “Ishte një mos përfillje ndaj Kuvendit, apo ndaj opozitës parlamentare? Kjo s’mund të thuhet me saktësi. Ne si propozues nuk jemi nga ata që në 30 vjet kanë përfituar nga pushteti. Nuk ka të bëjë me asnjë nga 28 ne firmëtarët, nëse do jemi ose jo më në parlament. Desha ta zhvesh veten nga konflikti i interesi”, u shpreh Murrizi.