Ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratës së Ministrit Sandër Lleshaj ku ka folur në lidhje me emërimin e Gjovalin Lokës dhe Artan Shkëmbit, të akuzuar si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Braimllari shprehet se “Ministri i brendshem Sander Lleshaj konfirmon qe eshte dakort dhe qe i ka promovuar personazhet si Xhovalin Loka pjese e struktures famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Menyra e funksionimit te Ministrise se Brendshme eshte tipike si ne kohen e juntes ushtarake. Gjenerali pa grada, na konfirmoi qe e gjithe struktura e vetingut ne Policine e Shtetit drejtohet dhe frymezohet nga ai vete.Ai percakton se kush duhet dhe kush nuk duhet te kaloje vetingun ne Policine e Shtetit”.






















