Braho: Nesër do të jem në manifestim për të mbrojtur Kushtetutën

418
Sigal

Përmes një postimi të bërë në Facebook, juristi Ledio Braho shprehet se nesër do të jetë në manifestimin e 2 marsit për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ja postimi i plotë i Brahos:

Neser ne ora 17:00 nuk do dal as per emra e as per parti politike, por DO DAL per Shqiperine dhe:

– kunder bllokimit dhe mosfunskionimit te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte;
– kunder mosfunksionimit te gjyqesorit ne terezi;
– kunder zvarritjes se proceseve gjyqesore ne limitet e qesharakes (se procesi rregullt ligjor as nuk pretendohet me);
– kunder emerimit te burokrateve te administrates si gjyqtare te Gjykates Kushtetuese;
– kunder kapjes se pushtetit gjyqesor nga pushteti ekzekutiv;
– kunder linçimit te gjyqtareve dhe prokuroreve sa here ata guxojne te bejne drejtesi;
– kunder heshtjes se KLGj dhe KLP sa here lincohen gjyqtare dhe prokurore nga kryeministri, nenkryeministri apo dhe cdo perfaqesues tjeter i maxhorances ne pushtet;
– kunder perdorimit te vettingut si mjet presioni per uzurpimin e gjyqesorit;
– kunder perdorimit te Reformes ne Drejtesi si alibi per sanksionimin e padrejtesise edhe per dekadat qe do te vijne;
– kunder kryetareve te komisionit te ligjeve qe kane dale ne pergjime si cenues te votes se lire;
– kunder OFL si strukture KÇK me justifikimin anti KÇK;
– kunder shnderrimit te SPAK ne zgjatim te OFL;
– kunder shnderrimit te Policise se Shtetit ne simoter te Sigurimit te Shtetit;
– kunder shnderrimit te Kushtetutes ne nje leter te pavlere; dhe
– kunder demokracise vetem ne leter…