Borxhi publik, Panariti: “Sikur ta dinin, do t’iu kishin përmbysur që pa u gdhirë”

595
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook  mbi borxhin publik.

Panariti shprehet se borxhi i serviret publikut me terma magjepsës, por në fund të fundit ai është thjesht borxh që duhet paguar.

Më poshtë statusi i plotë i Panaritit:

“Sikur ta dinin, do t’iu kishin përmbysur që pa u gdhirë.” Borxhi i serviret opinionit publik me terma magjepsës si bond, eurobond, dalje me sukses në tregjet financiare, garanci sovrane, partneritet publik privat etj. Por ai është thjesht borxh, që duhet paguar… Prandaj sa herë që i dëgjoj këto emërtime, më vjen ndërmend Henri Ford, i cili thoshte: Të jeni të lumtur që njerëzit e thjeshtë nuk i kuptojnë këto punët e parave dhe bankave, se po t’i kuptonin do t’iu kishin përmbysur që pa u gdhirë “