“Bomba” e “Europol” për policinë shqiptare

415
Sigal

 

EUROPOL: Bosët e krimit kanë pajisje përgjuese më të
fuqishme se shteti

 

Zyra e Policisë
Evropiane (EUROPOL) ka dhënë alarmin mbi përgjimet e paligjshme dhe ekzistencën
e disa receptorëve për aplikimin Whats Upp
dhe Viber në Shqipëri që zotërohen,
sipas raportit nga njerëz shumë të pasur me lidhje të larta politike. I gjithë
ky operacion është bërë pasi dyshohet, se baronë të fuqishëm të krimit të
organizuar kontrollojnë edhe pajisje apo ripetitorë që përgjojnë dhe pengojnë
përgjimin. EUROPOL ka ndryshuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare, e cila
është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Një nga pikat e rëndësishme të
marrëveshjes është edhe ruajtja e informacionit sekret me një siguri, nisur kjo
nga fakti, që në Shqipëri kanë ndodhur shumë përgjime, herë të ligjshme edhe
herë të paligjshme. Në marrëveshje sanksionohet gjithashtu edhe cilësia e
aparateve me anë të të cilave kryhet dekriptimi i informacionit. “Sistemet e
informacionit, të cilat trajtojnë informacionin e klasifikuar ‘konfidencial i BE’ dhe në një nivel
klasifikimi më të lartë ose ekuivalentin e tij në Republikën e Shqipërisë, do
të mbrohen në bazë të vlerësimit të rrezikut, në mënyrë të tillë, që
informacioni të mos rrezikohet nga përgjimi ose burimet elektromagnetike”, thuhet
në marrëveshje.

Aksesi në informacion

Po ashtu,
saktësohen rregulla strikte në bazë të të cilave duhet të përzgjidhen personat
që do të kenë akses në informacionin e klasifikuar si sekret. Sugjerohet
gjithashtu që të shmanget çdo rrjedhje informacioni në momentin që EUROPOL dhe
qeveria shqiptare shkëmbejnë informacion ndërmjet tyre për çështje të ndryshme.
“Secila palë duhet të ketë si përbërës të politikës së tyre gjithëpërfshirëse,
një politikë të sigurisë së informacionit, e cila përcakton mënyrën si ata dhe
partnerët e tyre të shpërndarjes së informacionit, pajtohen me kërkesat
minimale të përcaktuara në këtë Memorandum Mirëkuptimi”, thuhet në marrëveshjen
mes palëve. Sanksionohet gjithashtu se secila palë duhet të garantojë që
sistemet e informacionit të klasifikuar, të cilat përpunojnë informacionin e
klasifikuar, të jenë të akredituara. Statusi i akreditimit do të rishikohet në
intervale të rregullta për të gjykuar nëse kanë ndodhur ndryshime materiale, të
cilat mund të ndryshojnë vendimin fillestar të akreditimit. marrëveshja
sanksionon gjithashtu që secila palë duhet të kryejë audite të sigurta për
sistemin e informacionit, i cili përpunon informacionin e klasifikuar. Rëndësi
i kushtohet edhe aksesit të informacionit sekret, ku të dyja palët duhet të
kenë mirëkuptimin e njëra-tjetrës.

Kriptografia

Një pjesë e
rëndësishme e marrëveshjes i referohet momentit që qeveria shqiptare dhe Zyra e
Policisë Evropiane shkëmbejnë informacione të ndryshme me njëra-tjetrën.
Kërkohet që në këtë moment siguria për mosrrjedhje informacioni të jetë
maksimale nga të dyja palët. “Secila palë duhet të përdorë kontrolle
kriptografike për shkëmbimin e sigurt të informacionit të klasifikuar në bazë
të këtij Memorandumi Mirëkuptimi. Pajisjet e kriptografisë duhet të miratohen
në përputhje me kuadrin ligjor të palës transmetuese”, thuhet në nenin 22 të
marrëveshjes. Po ashtu, marrëveshja e re saktëson se secila palë, qeveria
shqiptare dhe EUROPOL, duhet të ketë politika dhe procedura të qarta për të
raportuar, menaxhuar dhe zgjidhur incidentet dhe shkeljet e sigurisë që mund të
ndodhin. Qeveria jonë dhe EUROPOL, në bazë të marrëveshjes ngarkohen me
përgjegjësi që të sigurojë se të gjitha mjetet e komunikimit, të përdorura për
ruajtjen ose përpunimin e informacionit të klasifikuar, duhet të hidhen në
mënyrë të sigurt ose të fshihen në përputhje me kuadrin përkatës ligjor të
palës pjesëmarrëse.