Bojkot diplomatik ndaj Edi Ramës, në një vit e viziton vetëm Zoran Zaev

556
Sigal

Për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve të një qeverie me vendet e tjera, rëndësi të veçantë kanë vizitat e delegacioneve zyrtare. Imazhi i një qeverie dhe sa e pranueshme është ajo nga partnerët shihet te kryeministrat që vizitojnë zyrtarisht Tiranë dhe të emrat e kryeministrave që e presin homologun shqiptar jashtë vendit. Takime të tilla, në një republike parlamentare ku rolin kryesor e ka qeveria, nuk janë thjesht qoka diplomatike, por e tregues i raporteve mes shteteve, por edhe lidhjeve personale mes liderëve politikë.
Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në rajon që në një vit ka vetëm një vizitë të nivelit të lartë kryeministror. Sot në Tiranë ishte kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili u prit nga homologu i tij, Edi Rama. Për të gjetur një takim të ngjashëm të zhvilluar në Tiranë, duhet të shkojmë rreth 12 muaj më pas. Delegacioni i fundit qeveritar që ka mbërritur në Shqipëri është në muajin prill të vitit 2018. Pra, në Tiranë qeverinë Rama politikani i fundit para Zaev që e ka takuar është Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.
Në faqen zyrtare të kreut të qeverisë jepen informacione për takime me krerë të ndryshëm të qeverisë, por të gjitha takimet janë kryer ose në forumet e BE, ose në samite ndërkombëtarë. Praktikisht janë takime 2-3 minutëshe që kryen duke pirë një kafe në këmbë në korridoret e institucioneve, dhe nuk dëshmojnë asnjë seriozitet diplomatik. Me shumë vizita zyrtare ka pasur në nivel kryetar shtetesh, si presidentja e Kroacisë, Presidenti Slloven, etj, sesa në nivel kryeministrash.
Një bilanc të tillë negativ diplomatik zakonisht e kanë qeveritë që kanë probleme serioze dhe konflikte të brendshme, kanë një imazh të dëmtuar në arenën ndërkombëtare apo janë vendosur nën sanksione. Edhe në Siri, Arabinë Saudite dhe vente të tjera, ku qeveritë përballen me kriza të rënda dhe akuza serioze nga OKB, ka më shumë vizita zyrtare të politikanëve ndërkombëtarë sesa në Tiranë. Madje, ironikisht të vetmen vizitë zyrtare që Edi Rama ka bërë muajt e fundit e ka bërë pikërisht në një Arabinë Saudite, në vendin ku qe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, nuk shkelte asnjë kryeministër perëndimor.
Çuditërisht Edi Rama mund të jetë ndër kryeministrat që udhëton më shumë jashtë shtetit, por nëse shihet axhenda e takimeve, udhëtime të tilla konsiderohen për punë private dhe jo shtetërore. Në Gjermani shkoi si piktor dhe nuk u prit as nga deputetët e Bundestagut dhe jo më Kancelarja apo zyrtarë të tjerë. Në Itali, edhe pse është ndërruar qeveria dhe mes dy vendeve ka shumë gjëra për të diskutuar shkoi si turist medatik dhe foli vetëm për gazetarët, pa takuar asnjë ministër apo politikan të rëndësishëm. Kryeministri i Izraelit e ka anuluar dy herë vizitën, po ashtu dhe kryeministri i Greqisë ka pranuar ta takoj në korridoret e OKB, por as i ka ardhur në Tiranë dhe as e ka ftuar në Athinë. I vetmi kryeqytet ku Edi Rama pritet ende me ceremoni serioz është Ankaraja, por ashtu si Edi Rama edhe Erdogan nuk pritet me kënaqësi në vendet e BE.
I vetmi që e nderoi me vizitën e tij është Zoan Zaev, por në një vit të takosh kryeministrin e vendit fqinj me të cilin ke miqësi personale, nuk është ndonjë arritje e jashtëzakonshme.
Kjo thatësirë diplomatike e qeverisë “Rama” në Tiranë eliminohet me ndonjë foto në Facebook të Kryeministrit, por realisht tregon një problem serioz. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në rajon dhe anashkalimi i Tiranës zyrtare nga vendet e tjera, është një minus i qeverisë, por një dëm ndaj interesave të vendit.
Bojkoti i kryeministrave të BE nis pikërisht kur në Tiranë dhe në Prishtinë u shfaq çështja e ndryshimit të kufijve. Ndërsa anulimi i vizitave sa vjen dhe shtohet në momentin që qeveria ka vendosur të drejtojë vendin pa opozitën dhe nën protestat opozitare. Janë të gjitha sinjale që Edi Ramës i vijnë si përgjigje e qeverisjes së tij problematike. Pas bojkotit nuk do të vonojnë dhe reagimet në forma të tjera.