Blushi: Referendumi i trukuar

454
Deputeti rebel Ben Blushi ka lëshuar kritika për mënyrën e organizimit të partisë ku ai bën pjesë. Socialisti ka kritikuar votimin për kryetarin e partisë, çështje kjo që do të zgjidhet përmes referendumit të caktuar në 9 prill, ku të gjithë socialistët do të votojnë nëse Edi Rama duhet të vazhdojë të jetë kryetar i PS sipas modelit laburist apo duhet të bëhen zgjedhje për kryetar të ri pasi i ka përfunduar mandati. “Në Partinë Socialiste nuk është votuar, askush nuk e di sa vota janë për secilën palë. Ky Kongres me imponim i ka hequr PS-së të drejtën e votës dhe të gjitha ata kanë një llogari të pambyllur me historinë.
Sa i takon referendumit, duhet të pyesni ata që kërkuan referendumin pse nuk bëjnë fushatë. Nuk ka në botë njeri që kërkon referendum dhe nuk bën as fushatë. E di pse? Sepse ky ka për të qenë rezultat i trukuar, rezultati do shkruhet në tavolinë. Nuk ka fushatë, nuk ka vëzhgim të këtij procesi”, tha deputeti Ben Blushi.
Sigal