Blerje votash/ Tre të arrestuar në Tiranë, u kapën me lista votuesish dhe dokumente pronësie

449
3 persona janë arrestuar ditën e sotme në fashatin Çekrezë, pasi u kapën në flagrancë në automjetin tip Opel, brënda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qëndrat e votimit të këtij fshati si dhe gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme pronësie të banorve të ndryshëm të këtyre qëndrave të votimit.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për kto pronësi banorëve të fashatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materjalet proçeduriale për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkpunim në ngarkim të shtetasve:
– T. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.
– E. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë
– A. K., 22 vjeç, banuës në Tiranë.
Materialet proceduriale iiu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” të parashikuar nga Neni 328/a dhe 25 i Kodit Penal.
Sigal