Bledi Himçi i përgjigjet Bardhit: Mos ki merak Gazi, dopion do ta sjellim në Tiranë në 11 dhjetor

209
Sigal

Në një tentativë për të fyer sërish demokratët sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka deklaruar se ata që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit e kanë bërë me nga një teke raki përpara. ”Një kryetar dege që është bashkuar me lëvizjen e Berishës në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare’, ka pohuar Bardhi në një intervistë televizive.

Lidhur me këtë fyerje për demokratët dhe më së shumti firmëtarët e Kuvebndit ka reaguar sekretari i degës së PD në Elbasana Bledi Himçi i cili me batutë dhe njëkohësisht ironi ndaj Bardhit i ka pohuar: “Mos ki merak Gaz Bardhi, dopion do ta sjellim në Tiranë në 11 dhjetor”.