Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar në një postim të tij në Facebook duke kritikuar sondazhet e përhapura në media, të cilat sipas tij janë të manipuluara dhe mbështeten nga pagesat nga inceneratorët.
Xhaferri thekson se sondazhet që “vetëshpallin” Ramën fitues në 11 Maj janë të lidhura ngushtë me politikat e qeverisë dhe pasuritë që përfitojnë disa grupe të privilegjuara.
Ai ka shprehur besimin se sondazhet e vërteta, ato të bëra “sy n’sy” me qytetarët, flasin për një ndryshim dhe rrotacion të mundshëm pas datës 11 Maj.
Postimi i plotë:
Pagesat nga inceneratorët janë emëruesi i përbashkët i disa prej mediave që kanë bërë sondazhet që “vetëshpallin” Ramën fitues në 11 Maj.
Madje informohem se kriteri për të qënë pjesë e sondazhit pro Ramës është posedimi i një llogarie në SKY ECC dhe këtë luks e kanë 1000 punëtorët e Kryeministrisë, kupolës së Bashkisë dhe kupolës së Policisë.
Sondazhet tona janë sondazhet e rrugës dhe ato sy n’sy me qytetarin dhe këto sondazhe flasin qartë për rrotacion në 11 Maj!