Besart Xhaferri: Pas 11 Majit, Shqipëria do të ketë një kryeministër për të gjithë shqiptarët, jo për bandat

18
Sigal

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar në një postim të tij në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e ndryshimit të lidershipit në vend.

Në postimin e tij, Xhaferri shprehu besimin se pas 11 Majit, Shqipëria do të ketë një Kryeministër që do të fokusohet në interesat e qytetarëve dhe jo të grupeve të caktuara.

Ai ftoi të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh politike, të mbështesin një rrotacion të mundshëm në qeverisje, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një lider që merret me problemet e realitetit dhe jo me ato të klientelizmit politik.

 

Postimi i plotë:

Pas 11 Majit nuk do kemi një Kryeministër që kujdeset për interesat e bandave , por një Kryeministër që kujdeset për të gjithë shqiptarët!
Pas fitores së opozitës, vendi do ketë një Kryeministër që do kujdeset për të gjithë shqiptarët , ndaj është koha që qytetarët të majtë e të djathtë , si dhe ata pa parti , të votojnë për rrotacionin , pasi më shumë se kurrë vendi ka nevojë për një drejtues që ka tavolinën e tij hallet e shqiptarëve  dhe jo hallet e klientëve të tij , siç ka ndodhur këto 12 vite me Edi Ramën.