Besart Xhaferri: Beteja me Sulltanin dhe Pashallarët e PPP-ve, nga ndërkombëtarët s’duam mbështetje, por drejtësi!

40
Sigal

FJALA E KRYETARIT TË FRPD, BESART XHAFERRI NË KUVENDIN KOMBËTAR

Ju falenderoj nga zemra për mundësinë, nuk kam përgatitur asnjë fjalim për sot, sepse nuk doja të isha përsëritës, të përsërisja askënd nga parafolësit e mi për të gjitha plagët që Shqipëria ka sot.
Është krejt e qartë se Shqipëria është një trup i sëmurë dhe pikërisht opozita duhet të jetë në aksion, rinia duhet të jetë në aksion dhe kushdo që do të jetojë në këtë vend dhe të rikthehet duhet të jetë në aksion.
Kombi ynë ka 600 vjet që është në kthetrat e Lindjes, as Evropianë por e Lindjes së largët.
Ka 600 vjet që kanë qëndruar sulltanë otomanë me pashallarët e tyre, sulltanë të kuq me pashallarët e polibyrosë dhe tani sulltanë otomanë me pashallarët e partneritetit publik privat.
Ky është mallkimi ynë që duhet ta luftojmë e ta mposhtim njëherë e mirë dhe këtë e bëjnë gjithmonë forcat e djathta konservatore dhe kapitaliste. Gjëja tjetër që ka shumë rëndësi dhe ne të rinjve na lejohet të mos jemi kaq diplomatë dhe korrekt.
I bëj thirrje miqve tanë dhe jam i lumtur që lajthitjes përtej oqeanit po i vjen fundi në Evropë. Përshëndes mikun tonë nga Italia deputetin, Alessandro Battilocchio, që është sot këtu për të na mbështetur në kauzat tona të drejta.
Sot na mungon korrektesa e ndërkombëtarëve. Nuk kemi nevojë për mbështetje, duan që të bardhës ti thuhet të bardhë dhe të zezës të zezë, zgjedhjet në Shqipëri janë vjedhur, ndërkombëtarët nuk duhet ti njihnin këto zgjedhje. Janë pushtete shumë më të forta që janë rrëzuar nga populli, në Ukrainë Viktor Yanukoviçdy herë u rrëzua nga populli i Ukrainës, vetëm pasi ndërkombëtarët nuk njohën zgjedhjet. Nuk kemi për mbështetjen e ndërkombëtarëve, kemi nevojë të na njihet realiteti.
Nuk mundet kurrë që forca demokratike të botës perëndimore, pasardhës të Robert Schumanit, De Gaspërit, Konrad Adenauerit dhe shumë politikanëve të tjerë në asnjë mënyrë nuk mund të ulen në një tryezë me autokratë. Nuk duam që për interesa personale të na vënë veton apo për interesa personale të na shtrojnë rrugën.
Në BE ose futemi se e meritojmë ose nuk do futemi kurrë, duhet të rrëzojmë diktaturën dhe më pas të hymë në BE dhe këtë rinia shqiptare nuk ka frikë ta kërkojë, të paktën jo ajo rini e FRPD, që nuk ka frikë nga asnjë forcë në botë, që i shkel të drejtat e saj.
Ne i kuptojmë që vlerat po vijojnë të bien nga procesi o populizmit dhe këtë kërkojmë ta shfarosim një orë e më parë.
Duket sikur jam i ashpër dhe do na zgjidhin hallet ndërkombëtarët por jo, jemi në një ngërç sepse ata po tregohen të pandershëm ndaj nesh.
Kjo është ajo që doja të përçoja si mesazh dhe gjëja tjetër është një apel për çdo të ri të qëndrojë në Shqipëri dhe atyre që janë jashtë të rikthehen sepse mallkimi i një diktatori është të mos bëjë kurrë një hap pas dhe fati i tij është se ai gjithmonë rrëzohet.