Berisha:Qytetarët denoncojnë shefin e komisariatit të Kavajës mikun e Ervis Rroshin, qeveria hesht!

965
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dje disa nga denoncimet e bëra nga qytetarët e Kavajës për shefin e komisariatit të këtij qyteti, si dhe për kreun e Bashkisë, Elvis Roshi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Berisha thotë se pavarësisht denoncimeve të qytetarëve, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Sipas Berishës, qytetarët kanë denoncuar shefin e komisariatit të Kavajës se është bërë mik me bandën e Elvis Roshit, kryebashkiakut të këtij qyteti. 
Denoncimi i plotë Berishës
Në territorin e komisariatit të Kavajës kanë ndodhur disa nga krimet më të shëmtuara gjatë këtyre dy viteve. Në këtë territor u ekzekutua, thuhet nga kriminelë me uniformë, i burgosuri përjetë Astrit Gjepali, pasi ai kishte rrahur në burg Shullazin e Sajmir Tahirit. Ne atë territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor të një qytetari nga çunat e krimit të Tahirit. Po kështu gjatë zgjedhjeve, funksionoi gjatë gjithë fushatës, si fallange terrori, një bandë vrasësish e drejtuar nga Rroshi. Këtu më poshte keni disa mesazhe për drejtuesin e komisariatit nga një qytetar i Kavajës, të cilat sipas tij jua ka nisur edhe qeveritarëve të sotem, natyrisht pa sukses! sb

Denoncimet në: [email protected]
Para disa ditesh ne qytetarët e Rrogozhinës, duke besuar tek drejtësia, policia dhe qeveria jonë jemi ankuar në portalin Komisariati Dixhital, të cilin Ministri i Brendshëm po e reklamon kaq shumë, për një rast tepër të rëndë të vjedhjes e zhvatjes, dëmit ekologjik, si dhe dëmit të Urës së Trenit në Rrogozhinë, e cila po rrezikon të shembet, pasi shtetasi Edmond Hysi, apo Mondi i Rikes, siç njihet ky biznesmen i falimentuar, i cili ka një pikë inertesh tek ura e Shkumbinit në Rrogozhinë prej dy javësh merr zhavorr në mënyrë të kundraligjshme tek këmbët e urës gjatë natës, duke parë dëmin e madh që kishte shkaktuar dhe rrezikonte të shembte urën e trenit me vlerë të pallogaritshme jemi ankuar në portalin e komisariatit dixhital, por a e dini se çfarë ndodhi, jo natën që nuk ka ardhur me skrepi dhe kamionet që të nxirrnin zhavorr, por pronari i tyre Edmond Hysi është njoftuar menjëhere në telefon nga shefi i Komisariatit të Kavajës, i cili me numrin e tij privat e ka marrë këtë shtetas në telefon dhe e ka njoftuar se ai duhej të hiqte mjetet e tia për disa ditë nga lumi, se dikush ishte ankuar për të, por Edmondi e ka kundërshtuar, duke i thënë se ai e kishte paguar sipas pazarit që kishin bërë më parë dhe sa lekë i kishtë kërkuar shefi ai ja kishtë dhënë, po tani sipas Edmond Hysit, shefit i është shtuar uria dhe e ka larguar. Por ky shef komisariati hajdut e ka njoftuar se gjatë natës e ditëve në vazhdim aty do të vinin punonjës policie për të ruajtur lumin e për t’i bërë foto se gjoja informacioni kishte qenë i rremë e pasi t’i kthehej përgjigje Edmondi duhej të fillonte përsëri të mirrte zhavorr. Ja pra këta janë drejtuesit e policisë që na keni sjellë ju në Kavajë, ku shefi komisariatit me shoferin që është sekseri i tij punojnë çdo ditë për të vjedhur për veten e tij e për të zbatuar ligjin. Para disa kohësh ai i ka dhënë makinën e policisë me targa Policia 0152 sekserit të tij shefit të krimeve të rënda Asldi Mema për ta riparuar dhe ata kanë ndërruar mjetin me mjet tjetër e kanë lyer dhe i kanë vendosur targat e policisë dhe këtë mjet e përdorin si privat vetëm për të vënë gjoba e për të bërë shantazh. Pa folur këtu se pas orës 12.00 të drekës e deri në darkë ky shef komisariati qëndron, duke pirë alkol dhe i dehur në kohën që bandat kriminale të një kandidati për kryetar bashkie lëvizin me armë në makinat e tyre, qëllojnë me armë në qytet si edhe kërcënojnë zgjedhësit dhe dhunojnë femra.

Z Berisha ky informacion e shumë të tjera për abuzimet në komisariatin e policisë Kavajë i janë dërguar të gjithëve. A e dini se në Kavajë policia është e tulatur dhe inegzistente, pasi shefi komisariatit qëndron çdo ditë me bandën e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dalë nga burgu i dënuar për vrasje 16 vet, Artan Muça i dënuar 18 vjet për vrasje në Itali, Emiljano Leka i dënuar për vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje për përdhunim të një vajze nën kërcënimin e armës të cilët lëvizin me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e PS, këta janë persona që qëllojnë me armë në qytet e në rrethina shkojnë e i bëjnë presion simpatizantëve të PD se si t’i vrasin, a e dini që policia nuk i kontrollon asnjëherë mjetet e tyre, pasi janë nën urdhërat e Elvis Rroshit dhe Arbëresh Vokshit, që është shef komisariati hajdut e rrugaç. Informacion i dërguar SHKB, ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Kryeministrisë, dhe që nuk kanë marrë masa edhe pse për shefin e komisariatit të Kavajës SHKB kishte filluar procedim penal për shpërdorim detyre dhe e ka pushuar pas ndërhyrjes së partisë. Policia Shtetit ka disa muaj që po bën luftë me kultuvuesit e bimëve narkotike në të gjithë vendin për këtë arsye u vra edhe një punonjës policie i forcave special, ndërsa në zonat malore të Kavajës po kultivohet në masë kanabisi, pasi trafikantët janë të lidhur me shefin e komisariatit Z.Vokshi, pasi në këtë komisariat ky është pronari dhe e ka kthyer detyrën sipërmarrje private, shefi krimeve ka disa muaj që nuk vjen në punë dhe ky e lë pushim, pasi nuk i intereson t’i zbulojë pislliqet që po bën. Shefi komisariatit të Kavajës po bashkëpunon me shtetasin e dënuar Sokol Negollari, i cili banon në Durrës, por që ka tokat e tia dhe shfrytëzon tokat shtet pa pronar në fshatrat e komunës Lekaj dhe Helmës, ku ka mbjellë sasi të mëdha lëndë narkotike. Ky shtetas edhe një person tjetër nga Berati, që ka sjelle farën, takohen pothuajse çdo ditë në të njëjtën orë pa folur në telefon me shefin e komisariatit të Kavajës në një lokal buzë autostradës, ku bëjnë pazare dhe marrin informacion nga shefi komisariatit se nga cila rrugë apo pjesë do të shkojnë grupet e kontrollit të policisë . Ju bëjmë me dije në policinë e Kavajës e drejton një trafikant droge, militant partie dhe kriminel. Merrni masa ju lutemi. Nuk e di a do të marrin masa edhe pas këtij informacioni?
Sigal