Berisha: Yuri Kim ka marrë rolin e sekretares ideologjike të PS, përfaqëson interesat e Soros

170
Sigal

Gjatë ‘Foltores’ së New Jersey me shqiptarët e Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha komento edhe qëndrimin e Yuri Kim. 

Berisha tha se ambasadorja e SHBA në Tiranë sillet sekretare ideologjike e PS, ndërsa shtoi se ajo përfaqëson George Soros dhe interesat e tij.

Për liderin historik të PD dy janë momentet e papranueshme, kur ambasadorja përshëndeti zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkesa për censurë mediatike ndaj ‘Foltores’.

“Dy fjalë zonjës ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranushme. Përgëzimi që iu bëri zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë nga SHBA. Dhe së dyti, thirrja që iu bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës, për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës Amerikane e cila garanton lirinë e shprehjes dhe të fjalës. Këto momente jo që nuk janë amerikanë, nuk përfaqësojnë SHBA-në, por mbretërinë e censurës dhe George Sorosin e interesat e tij. Megjithatë, unë jam i bindur se PD në pushtet do të ndërtojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, u shpreh Berisha.