Derbi shqiptarësh në Spanjë, Ivan Balliu fiton kundër Keidi Bares

183
Sigal

Rayo Vallecano ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Espanjolit.

Në këtë sfidë luajtën dhe dy shqiptarë për skuadrat respektive.

Mbrojtësi Ivan Balliu luajti që nga minuta e parë për vendasit duke zhvilluar një paraqitje të mirë. Në krahun tjetër për Espanjolin luajti Keidi Bare.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Kabrera me një autogol në minutën e 54. Derbin e shqiptarëve e fitoi Balliu.

Me këtë triumf Rayo Vallecano shkon në kuotën e 27 pikëve në kampionat.

Espanjoli nga ana tjetër mbetet në kuotën e 20 pikëve.